Вход на сайт

Просмотр новости

Найдите то, что Вас интересует

NGA LUÇIANO BOÇI – Projekti i PD- së për reformën territoriale i shërben qytetarit…

Дата публикации: 19-08-2026 12:32:08

Ky artikull u publikua fillimisht në ShkodraWeb:
NGA LUÇIANO BOÇI – Projekti i PD- së për reformën territoriale i shërben qytetarit…
Para se reforma territoriale të kthehet në një luftë numrash, “46 apo 100?”, duhet t’u jepet përgjigje dy
Lexoni lajmin e plotë në ShkodraWeb: NGA LUÇIANO BOÇI – Projekti i PD- së për reformën territoriale i shërben qytetarit…


Основное содержимое страницы с новостью.

Para se reforma territoriale të kthehet në një luftë numrash, “46 apo 100?”, duhet t’u jepet përgjigje dy pyetjeve shumë më të rëndësishme. Cila hartë i shërben më mirë qytetarit? Ku është qytetari në këtë hartë?

Propozimi i PS për ta çuar Shqipërinë në vetëm 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari. Bashkitë bëhen më të mëdha, qendrat administrative më të largëta dhe vendimmarrja përqendrohet gjithnjë e më tepër.

Në letër kjo mund të paraqitet si kursim. Në jetën reale, faturën e paguan qytetari.

Kur bashkia bëhet shumë e madhe, fshati apo qyteti i vogël humbet peshën e vet. Problemet e tij konkurrojnë me problemet e qendrës dhe dihet se kush e fiton zakonisht këtë konkurrencë.

Rruga e lagjes, ujësjellësi, kanali vaditës, pastrimi, ndriçimi, transporti, shkolla apo qendra shëndetësore e një zone të largët shtyhen gjithmonë për më vonë. Për qendrën e bashkisë ato konsiderohen probleme periferike; për banorët e asaj zone janë vetë jeta e përditshme.

Me 46 bashki krijohen më shumë periferi dhe më pak qendra. Kjo është dobësia kryesore e këtij propozimi.

Shqipëria nuk ka nevojë për bashki gjithnjë e më të mëdha. Ka nevojë për bashki që funksionojnë.

Një bashki nuk është e fortë vetëm sepse ka territor të madh apo shumë banorë. Ajo është e fortë kur ka të ardhura, kompetenca, administratë profesionale dhe mundësi reale për t’u shërbyer qytetarëve.

Nëse bashkon dy bashki të dobëta, nuk krijon automatikisht një bashki të fortë. Shpesh krijon vetëm një bashki më të madhe, me të njëjtat probleme dhe me qytetarin edhe më larg.

Në këtë kontekst është absurde të bashkosh Tepelenën me Memaliajn, Fushë-Arrëzin me Pukën apo Librazhdin me Prrenjasin.

Po aq absurde është që një bashki me performancë më të mirë të përthithet nga një bashki me performancë më të dobët. Dimali ka performancë më të mirë se Berati, Selenica se Vlora, Patosi se Fieri. Po kështu edhe Maliqi.

Ndërkohë, identiteti dhe kohezioni i fortë i komuniteteve kërkojnë që Libohova, Këlcyra, Belshi, Cërriku dhe bashki të tjera të vazhdojnë të ekzistojnë si njësi më vete.

Këto janë disa nga arsyet pse ne mbështesim një hartë me rreth 100 bashki. Jo për të shtuar zyra. Jo për të fryrë administratën. Por për ta afruar pushtetin me qytetarin.

Me më shumë bashki, qytetari ka më pranë kryetarin e zgjedhur, këshillin bashkiak dhe administratën që duhet t’i japë përgjigje. Një kryetar që administron një territor të arsyeshëm e ka shumë më të vështirë të thotë se nuk e njeh problemin.

Sepse qytetari është aty. Komuniteti është aty. Problemi është përpara derës së tij. Me 46 bashki rrezikojmë të krijojmë kryetarë territoresh. Me rreth 100 bashki synojmë të kemi kryetarë komunitetesh.

Shqipëria po shpopullohet. Qytetet e vogla po humbasin banorë, institucione, shkolla, vende pune dhe shërbime. Në këtë situatë, përgjigjja nuk mund të jetë t’u heqim edhe statusin, përfaqësimin dhe qendrën e vendimmarrjes.

Kur një qyteti i heq institucionet, administratën dhe vendimmarrjen, i heq pak nga pak edhe arsyet për të qëndruar aty. Kështu krijohet një rreth vicioz:

Nuk ka banorë, prandaj heqim institucionet. Heqim institucionet, prandaj largohen edhe më shumë banorë. Më pas, shpopullimin që kemi përshpejtuar vetë e përdorim si argument për një tjetër bashkim.

Kjo nuk është reformë territoriale. Është administrim i tkurrjes së vendit. Edhe argumenti i kursimit duhet parë me kujdes.

Nëse shkurtohen disa poste administrative, por qytetarit i duhet të udhëtojë më larg për të marrë shërbime, nëse një zonë merr më pak investime dhe reagimi ndaj problemeve bëhet më i ngadaltë, atëherë kostoja nuk është zhdukur. Ajo thjesht është kaluar nga shteti te qytetari.

Mbi të gjitha, kjo është një çështje demokracie.

Sa më e madhe të jetë bashkia, aq më e vogël bëhet pesha politike e komuniteteve të vogla. Një qytet me disa mijëra banorë, i përfshirë brenda një bashkie shumë të madhe, mund të vazhdojë të ketë emër në hartë, por do të ketë shumë pak ndikim në vendimmarrje.

Kush do ta mbrojë buxhetin e tij? Kush do të luftojë për investimet e tij? Kush do të japë llogari drejtpërdrejt përpara atij komuniteti?

Njësia administrative nuk e zëvendëson bashkinë. Administratori i emëruar nuk e zëvendëson kryetarin e zgjedhur. Zyra lokale nuk e zëvendëson vendimmarrjen lokale.

Demokracia vendore nuk është thjesht të kesh një sportel pranë. Është të kesh pushtetin pranë. Prandaj nuk duhet të pyesim vetëm sa bashki përballon administrata.

Duhet të pyesim sa afër qytetarit duhet të jetë pushteti.

Rreth 100 bashki nuk nënkuptojnë 100 administrata të fryra. Mund të kemi administrata më të vogla, shërbime të përbashkëta ndërmjet bashkive, digjitalizim, standarde kombëtare dhe kontroll më të fortë financiar. Por duhet të ruajmë atë që nuk mund ta zëvendësojë asnjë aplikacion dhe asnjë zyrë qendrore: përfaqësimin e komunitetit.

Projekti i PD ndërthur vullnetin e qytetarëve me domosdoshmërinë e një pushteti vendor efikas.

Ai qartazi:

1.Afron vendimmarrjen me komunitetin dhe u jep zë interesave lokale
2.Rrit llogaridhënien e drejtuesve vendorë
3.Shkurton distancat fizike dhe administrative për marrjen e shërbimeve
4.U mundëson administratave të njohin më mirë nevojat e territorit
5.Ruan identitetin dhe kohezionin e komuniteteve
6.Nxit konkurrencën pozitive për investime dhe projekte zhvillimi
7.Përmirëson planifikimin sipas karakteristikave ekonomike, sociale dhe gjeografike të çdo zone
8.Mundëson reagim më të shpejtë në raste emergjencash
9.Shpërndan zhvillimin ekonomik përtej qendrave të mëdha urbane
10.Rrit pjesëmarrjen qytetare dhe besimin tek institucionet.

Ky model është në përputhje me parimin e subsidiaritetit dhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore: funksionet publike dhe vendimet duhet të ushtrohen në nivelin më të afërt dhe më efektiv me qytetarin.

Dallimi mes dy modeleve është i qartë. 46 bashki e shohin territorin nga qendra. Rreth 100 bashki e shohin qeverisjen nga qytetari. 46 bashki kërkojnë ta bëjnë hartën më të lehtë për administratën.

Rreth 100 bashki kërkojnë ta bëjnë jetën më të lehtë për qytetarin. 46 bashki përqendrojnë. Rreth 100 bashki afrojnë.

Në thelb, dilema nuk është nëse Shqipëria duhet të ketë më pak apo më shumë bashki. Dilema është nëse duam një pushtet vendor që t’i shërbejë hartës apo qytetarit.

Një reformë e mirë matet me kohën që i kursen qytetarit, me cilësinë e shërbimit që i ofron dhe me mundësinë që i jep për të ndikuar në vendimet që prekin jetën e tij.

Prandaj parimi ynë është i thjeshtë. Jo qytetari të shkojë pas bashkisë. Bashkia duhet të shkojë te qytetari. Në këtë kuptim, një ndarje me rreth 100 bashki nuk është zgjedhje numerike. Është zgjedhje demokratike. /Nga Luçiano BOÇI, bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale- Administrative/

Post navigation

Схожие новости

#Наименование новостиТональностьИнформативностьДата публикации
1DOKUMENTET – Shiti me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2, kush është blerësi i vilës së Agron Shehaj06.409-08-2026
2NGA BARDH SPAHIA – Rama jepe dorëheqjen sepse përveç se hajdut banal je edhe antishqiptar i pafalshëm!05.9411-08-2026
3NGA GRETA BARDELI GJONI – Për Kosovën nuk ka dhe nuk duhet patur kurrë, asnjë ekuivok…05.7811-08-2026
4SPAK pushon çeshtjen ndaj kandidatëve të PSD- së për korrupsion zgjedhor, nuk u gjetën prova…05.4622-08-2026
5Kosovë, U.D. Presidentja Haxhiu dekreton lirimin e shtatë prokurorëve të komunitetit serb nga detyra0521-07-2026
6U Hadži Melentijevoj na Vračaru planirana zgrada sa samo četiri stana i sedam garažnih mesta013.8125-06-2026
7Our Country planira u Petrovaradinu poslovni kompleks od 8.000 kvadrata015.3408-05-2026
8Премиерът обсъди с "Уестингхаус" проекта за изграждане на 7-и и 8-и блок на АЕЦ "Козлодуй"0508-07-2026
9‘Svoj na svome’ u Srbiji: Zašto se menja zakon i ko je na gubitku014.2613-08-2026
10Haxhiu: Samoopredeljenje i Demokratski savez Kosova 'uskoro' će imati sastanak05.8118-08-2026

Классификация: . Схожих патентов: 0. Схожих новостей: 10. Тональность: 0. Информативность: 8.36. Источник: www.shkodraweb.com.